Në Strasburg, sot takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit

Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg.
Në postimin e tij në X, Kryeministri Kurti takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT’it e ka lidhur pikerisht me takimin e nesërm në Strasbourg.
“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth agjendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët dhe kujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.
Sidoqoftë s’dihet nëse nesër do të vendoset rreth çështjes së agjendës apo do të ketë hapësirë edhe më tej.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Lihtenshtajnit që kryeson me Këshillin e Evropës i ka thënë se “rendi i ditës do të miratohet përfundimisht nga Ministrat e Jashtëm më 17 maj dhe do të bëhet publike pas mbledhjes së bashku me të gjitha vendimet që do të marrin ministrat”.