Sot në Tiranë fillon vaksinimi për të moshuarit mbi 70 vjeç

Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” do të nisë procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze, duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç. Këta të fundit janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.
Që mbrëmjen e së shtunës, në hapësirën e sheshit “Skënderbej” nisi përgatitja për ngritjen e tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndoqi nga afër procesin përgatitor.
Ishte vetë ministrja që zbuloi se pikërisht sot në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”. Gjithashtu Manastirliu shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.