09:52 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / AR

Sot nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për abetaren e përbashkët

Sot do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për zbatimin e abetares së përbashkët.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të presë sot (21 dhjetor 2021), ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, me bashkëpunëtorë, raporton Indekonline.

Aktivitetet që do të zhvilohen janë:

11:00 – Takimi i ministres Nagavci dhe Kushi (Kabineti i Ministres)

11:45 – Nënshkrimi i Marrëveshjes për zbatimin e Abetares së përbashkët (mediet mund të marrin pamje)

12:15 – Konferencë për media e dy ministreve

17:00 – Pjesëmarrja në koncertin e shkollave të muzikës nga Kosova dhe Shqipëria, i cili mbahet në Sallën e koncerteve të shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.