Sot nis dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë në diasporë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë sot dërgimin e e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, në mënyrë që ata të votojnë me postë, për zgjedhjet që do të mbahen në vend me 28 dhjetor.
Kështu është konfirmuar një ditë me parë nga Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
‘’Gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës’’, ka thënë Elezi.
Sa i përket numrit të votuesve jashtë Kosovës, KQZ ditë më parë ka bërë të ditur se janë rreth 57 mijë persona që janë regjistruar të votojnë me postë.

