Sot nis fushata për rundin e dytë të zgjedhjeve komunale
Sot, më 3 nëntor nis zyrtarisht fushata zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Kjo fushatë do të zgjasë deri në momentin e hapjes së qendrave të votimit më 9 nëntor në orën 07:00.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të zhvillohet në 17 komuna.
Gara e balotazhit dhe fushata zgjedhore po zhvillohet në një situatë të ndjeshme politike, pas dështimit të formimit të qeverisë së re ku mund të kemi edhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, e të cilat do të mund të mbahen në muajin dhjetor./Indeksonline/

