75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nis sot gjykimi i një serbi, nga, Peja dyshohet për krime lufte

Në Departamentin Special për Krimet e Luftës në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të fillojë sot gjykimi i Zoran Gjokiqit nga Peja, i cili akuzohet për veprën penale të krimeve të luftës.

Këtë e konfirmoi për Kosova Online avokati i tij Ljubomir Pantoviq.

Pantoviqi tha se Gjokiqi u arrestua në fillim të shkurtit të këtij viti me dyshimin se kishte kryer krime lufte, sepse ai dyshohet se kreu dy vrasje gjatë luftës në Pejë.

Ai shtoi se deri tani janë mbajtur dy seanca dëgjimore paraprake, në të cilat Gjokiqi u deklarua i pafajshëm.

“Sipas mendimit tim, nuk ka prova të këtij krimi. Gjyqi po fillon sot dhe besoj se do të zgjasë katër, pesë ditë pune”, tha Pantoviqi, duke shtuar se ky me siguri do të jetë një gjykim i vështirë.

Gjokiqi u arrestua nga Policia e Kosovës, më 2 shkurt të këtij , në pikën kufitare të Jarinjes.