75 Mall Live Search
08:17 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / Gj Sh

Sot nis java e 12-të e Superligës, zhvillohen dy ndeshje interesante

Sot do të nis java e 12-të e Superligës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqire e Ferizajit.

Tre herë kampioni i Kosovës aktualisht renditet në vendin e dytë me 22 pikë, derisa skuadra ferizajase renditet e teta me 13 pikë.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit, e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 18:30.

Bardhekaltërit momentalisht janë lider në tabelë me 25 pikë, ndërsa Gjilani renditet në venin e nëntë, me 11 pikë./IndeksOnline/