Sot nis java e 13-të e Superligës me dy ndeshje interesante
Sot nis java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline.
Në stadiumin ”Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica do të jetë nikoqire e Ballkanit.
Kuqezinjtë kanë 15 pikë të grumbulluara dhe renditen në vendin e shtatë në tabelë, ndërsa skuadra suharekase renditet e dyta me 23 pikë.
Ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty ku Llapi përballet me Prishtinën e Re.
Skuadra nga Podujeva ka 16 pikë dhe renditet në vendin e pestë derisa ajo nga kryeqyteti është e fundit në tabelë, me 8 pikë të grumbulluara.
Të dy këto përballje nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/


