75 Mall Live Search
08:22 / E Shtunë, 09 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Sot nis java e 13-të e Superligës, në program dy ndeshje

So nis java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin me bari artificial në Gjilan, skuadra e Gjilanit do të jetë nikoqire e Suharekës.

Vendasit kanë 13 pikë dhe renditen në vendin e nëntë në tabelë, ndërsa mysafirët në vendin e pestë me 17 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Dukagjinit dhe Feronikelit’ ’74.

Skuadra nga Klina, renditet në vendin e shtatë me 14 pikë, ndërsa ajo nga Drenasi, është e fundit, me vetëm 3 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/