75 Mall Live Search
08:11 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Sot nis java e 13-të e Superligës së Kosovës, në program një ndeshje interesante

Sot nis java e 13-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Në program për ditën e sotme është vetëm një ndeshje, ajo mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Rexhep Rexhepi” në Drenas, më fillim nga ora 13:00.

Skuadra e Feronikelit ’74 aktualisht është në vendin e tetë, me 11 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Malisheva renditet në vendin e katërt me 16 pikë./IndeksOnline/