10:55 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sot nis java e 19-të në Superligë, këto janë duelet

Me ndeshjen Vushtrria – Drita, hapet sot java e 19 në Superligën e Kosovës në futboll.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”, me fillim prej orës 13:00.

Vushtrria që garat po i vazhdon kryesisht me lojtarë të rinj, synon të befasojë Dritën, e cila vjen pas fitores në derbin ndaj Gjilanit.

Ndarjen e drejtësisë e bënë gjyqtari, Genc Nuza i ndihmuar nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Ndërsa takimet tjera tejet interesante do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë dhe të diel.