08:38 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

Sot nis një epokë e re te Manchester United

Erik Ten Hag ka ndërprerë kontratën me Ajaxin gjashtë javë më herët dhe do të fillojë efektivisht punën në Manchester United nga dita e sotme.

Trajneri holandez do të arrijë sot në Manchester ku pritet të nis menjëherë planet e punës te skuadra angleze.

Madje raportohet se Ten Hag do ta përgatis skuadrën dhe do bëj taktikat për ndeshjen e fundit në Premierligë ndaj Crystal Palace.

Para bordit të skuadrës, ish-trajneri i Ajaxit do të prezantojë planin për blerjet e skuadrës në afatin kalimtar veror.

Raportohet se dy-tre futbollistë të Ajaxit aktual do të jenë kërkesë e tij për transferimin e tyre te United./Indeksonline/