75 Mall Live Search
08:58 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / FR

Sot nis punën Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve

Sot fillon punën Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë, njoftoi Zyra e këtij misioni.

Mandati dhe objektivat e Misionit Vëzhgues të BE-së, do të prezantohen të shtunën, në Prishtinë, në një konferncë shtyp nga Shefja e Misionit të BE-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, Nathalie Loiseau. 

Shpërndarja e  vëzhguesve në terren, do të fillojë të dielën, theksohet në njoftimin zyrtar.