08:11 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sot nis Sunny Hill Festival, Dua prezanton një projekt të rëndësishëm

Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival sot mbajnë konferencë të përbashkët për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”.

Për të ndarë këtë lajm të rëndësishëm për qytetin e Prishtinës dhe jo vetëm, prezente do të jetë edhe Dua Lipa, fituese e çmimeve Grammy dhe Brit Awards.

Ndryshe, Sunny Hill Festival starton sonte dhe do të mbahet në parkun e Gërmisë.

Sonte do të performojë Miley Cyrus si dhe këngëtarët e tjerë si Elvana Gjata, Njomza, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako etj.