75 Mall Live Search
08:03 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / P M

Viti i ri shkollor, Rama viziton dy shkolla në kryeqytet

Sot ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor 2025-2026 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë fillim të ri, ka vazhduar edhe procesi i subvencionimit të teksteve dhe materialeve mësimore për nxënësit, përmes platformës e-Kosova.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, do të realizojë vizita në dy shkolla të Prishtinës për të shënuar këtë ditë dhe për të përçuar mesazhin e përkushtimit për një arsim cilësor e të barabartë për të gjithë.

Sipas njoftimit për media kryetari Rama do të vizitojë:

Shkollën fillore “Faik Konica”, të hënën, më 1 shtator 2025, në ora 08:30, ku do t’i bjerë simbolikisht ziles së parë për të shënuar hapjen zyrtare të vitit të ri shkollor.

SHFMU “Ali Kelmendi” në fshatin Barilevë, në orë 09:30, ku do të takohet me nxënës, mësimdhënës dhe drejtues të shkollës për të theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe barazisë në arsim, pavarësisht vendbanimit.

Kryetari Rama pritet të ndajë mesazhe inkurajuese për nxënësit dhe të ritheksojë angazhimin e institucioneve komunale për të përmirësuar vazhdimisht infrastrukturën dhe cilësinë e arsimit në kryeqytet.