75 Mall Live Search
16:49 / E Enjte, 23 Mars 2023 / Gj. Sh

Sot nisin kualifikimet për ”Euro 2024”, në program tetë ndeshje

Sot fillojnë kualifikimet për Kampionatin Evropian ”Euro 2024”, i cili do të mbahet në Gjermani.

Në program janë tetë ndeshje mjaftë interesante, ku vëmëndja kryesore është tek përballja mes Italisë dhe Anglisë, shkruan IndeksOnline.

Përballja tjetër e Grupit C, është ajo mes Maqedonisë së Veriut dhe Maltës.

Në Grupin J do të zhvillohen tre ndeshje, ku Portugalia do të ketë punë të lehtë në shtëpi me Liechtensteinin, Slovakia do të jetë nikoqire e Luksenburgut kurse Bosnja e pret Islandën.

Tre duelet e tjera i përkasin Grupit H, ku Danimarka do të përballet me Finlandën, Kazakistani luan në shtëpi me Sloveninë, ndërsa San Marino do të jetë nikoqire e Irlandës së Veriut.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen prej orës 20:45, pos asaj mes Kazakistanit dhe Slovenisë, e cila ka filluar nga ora 16:00./IndeksOnline/