Sot një javë prezantohet “iPhone-17”, do të jetë më i holli ndonjëherë

Numërimi mbrapsht i lansimit të “iPhonet-17” ka filluar dhe “Apple” pritet të zbulojë deri në 8 produkte të reja gjatë eventit të saj “Awe Dropping” më 9 shtator .
“iPhone”-ët e rinj do të jenë padyshim në qendër të vëmendjes, por ka shumë më tepër gjëra në dispozicion bazuar në të gjitha raportet.
“iPhone 17 Air” super i hollë ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen më të madhe, pasi “Apple” synon të lëshojë “iPhone”-in më të hollë ndonjëherë, me vetëm 5.5 mm trashësi.
“iPhone-17 Pro” dhe “iPhone-17 Pro Max” , përfshijnë një sistem të ripërtërirë kamerash që përmban një lente telefoto 48MP dhe një kamerë ultra të gjerë.
Ndërkohë, “Apple” pritet të zbulojë gjithashtu një “Apple Watch Series 11” dhe “Apple Watch Ultra 3” të ri me përmirësime të mëdha në gjendjen shëndetësore, një model të ri “Apple TV 4K”, “AirPods Pro 3” të ridisenjuar dhe ndoshta “Apple HomePod” me ekran të shumëpritur.
Në Kosovë “iPhone-17” pritet të arrijë më 21 shtator të cilën do ta sjellë ekskluzivisht “Zone Mobile”./Indeksonline/