75 Mall Live Search
07:11 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

Sot nuk do të ketë transport të udhëtarëve në Kosovë

Duke filluar nga sot nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve të transportit.

Këtë e ka bërë të dituri kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj.

Ai tha se do të protestohet për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjes për mbështetje apo subvencionim të transportit rrugor të udhëtarëve me autobus./IndeksOnline/