07:37 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Sot nuk mund të udhëtoni me autobusë nga Podujeva në Prishtinë dhe anasjelltas

Duke filluar prej sot Shoqata e Transportuesve të komunës së Podujevës do të mbajë grevë.

Arsyeja e gjithë kësaj është prania e shumë taksive ilegale në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Nga kjo shoqatë është kërkuar tash e sa kohë largimi i këtyre taksive ilegale, pasi që sipas tyre po e pengojnë procesin e punës, shkruan Indeksonline.

Greva ka filluar që në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojë derisa inspektorët komunalë të ndërmarrin masat e duhura për largimin e tyre./Indeksonline/