Sot nuk përcaktohet data për fillimin e procesit gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku është diskutuar afati kohor për fillimin e procesit gjyqësor tha se sot nuk do të caktohet data për fillimin e këtij procesi.
Mirëpo siç tha ai sa më shpejt që të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga Prokuroria…, aq më shpejt do të vazhdohet me procedurën.
Ndërsa, prokurorja Loson ka thënë se jo i gjithë materiali kërkon redaktime.
Sipas saj, duhen katër ose gjashtë ditë pune për nxjerrjen e materialit për të realizuar afatin e tyre kohor prej 30-ditësh.
E pyetur nga gjykatësi, Guilloi, transmeton Telegrafi, se a i duhen edhe dy ose tri ditë shtesë mbi afatin kohor prej 30-ditësh, ajo tha: “Jo i gjithë materiali kërkon redaktime, duhet tri ditë të plota për nxjerrjen e informacionit, do na duhet katër deri 6 ditë punën për informacione për nxjerrjen e materiale, për të realizuar afatin tonë kohor prej 30-ditësh. Çdo zgjatje mbi afatin kohor prej 30- ditësh do të na ndihmonte”.