Sot nuk u punua në minierën e Trepçës, gjendja e minatorëve të lënduar është stabile

12 minatorë u lënduan dje, si pasojë e rrjedhjes së acidit sulfurik në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stan Tërg.
Dhjetë minatorë kanë pësuar lëndime lehta trupore, për të cilat morën tretman dhe më pas u liruan, ndërkaq dy të tjerë morën lëndime më të rënda.
Indeksonline raporton se puna në minierë sot nuk ka vijuar, me rekomandim të inspektoriatit, meqë era e acidit vazhdon të ndjehet akoma në minierë.
Dy të lënduarit janë duke u trajtuar në Klinikën e ORL-së në Spitalin e Mitrovicës.
Ekipi mjekësor i ditës ka konfirmuar për Indeksonline se të njëjtit janë në gjendje stabile dhe se po marrin terapitë në përkim me lëndimet që kanë marrë.
Ndiqni më poshtë reportazhin e përgatitur: