09:56 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / AR

Sot organizohet ceremoni përkujtimore për regjisoren dhe producenten Vjosa Berisha

Në kujtim të jetës dhe veprimtarisë së regjisores e producentes Vjosa Berisha, sot është organizuar ceremoni përkujtimore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Homazhet fillojnë nga ora 14:00 deri në 15:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ndërsa mbledhja përkujtimore do të organizohet nga ora 15:00 deri në 16:00, në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.

Kurse varrimi i të ndjerës do të bëhet në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës, në Arbëri./Indeksonline/