75 Mall Live Search
08:40 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

SOT, para MKRS-së, do të nderohet Violeta Rexhepagiqi

Të nderuar,

Ju njoftojmë se SOT (17 prill 2020), ora 10:00, para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, për nder të këngëtares tonë Violeta Rexhepagiqi, do të vendoset fotografia e të ndjerës dhe do të lëshohen këngët e saj.

Për shkak të rrethanave të pandemisë, është paraparë që kësisoj të organizohet homazhi ceremonial për këngëtaren, kompozitore e gazetaren Violeta Rexhepagiqi, e cila kaloi në amshim.