75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / L K

Sot parakalojnë FSK-ja dhe Policia e Kosovës për 25-vjetorin e çlirimit

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në orën 12:00 bëhet parakalimi i njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

“1.500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Në këtë parakalim marrin pjesë krerët e shtetit, deputë e ministra, si edhe personalitete të ftuar.