13:28 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Sot pas derbit në Gjermani niset për te gjiganti i Premierligës Angleze

Mediat gjermane raportojnë se ndeshja ndaj Schalkes do të jetë e fundit për yllin e Leipzig, Naby Keita.

Thuhet se ylli afrikan do të përshëndetet me skuadrën e tij pas ndeshjes me Schalken.

Dëshira e futbollistit është që të bashkohet me Liverpoolin në afatin e janarit, anipse marrëveshja mes dy skuadrave është që Keita të jetë i Liverpoolit nga 1 korriku.

Skuadra angleze do të duhet t’i paguaj edhe 15 milionë funta Leipzigut nëse dëshiron që ta ketë të marrë në janar mesfushorin fantastik./Indeksonline/