75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / LB

Sot pensionohet ish kryetari i Malishevës, Ragip Begaj

Sot prej orës 10:00, do të mbahet ceremonia për pensionimin e ish kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj.

Ceremonia do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Begaj tanimë ka arritur moshën e pensionimit, 65 vjeç.

Kujtojmë se Begaj për dy mandate ishte kryetar i kësaj komune.

Më herë ka qenë edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Malishevës./Indeksonline/