75 Mall Live Search
10:53 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / k.v

Sot përballja interesante Gjilani – Ballkani

Gjilani dhe Ballkani do të përballen sot në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani synon fitoren e parë në këtë edicion, pas barazimit në javën e parë si mysafir në Podujevë. Nga ana tjetër, Ballkani synon të lërë pas shpine eliminimin nga Liga e Konferencës dhe të marrë tjetër rezultat pozitiv në elitë, pasi e nisi edicionin me fitore kundër Dukagjinit. Ndeshja fillon në orën 17:00 dhe luhet në fushën me bari sintetik, në Gjilan.