Sot dihet për fituesin në Prishtinë e Prizren
Qendra e numërimit të votave sot do të numëroj të gjitha votat me postë dhe me kusht.
E Prishtina e Prizreni janë në pritje të këtij numërimi pasi fituesi do të dihet vetëm pasi këto vota të numërohen.
Numërimi do të bëhet në mënyrë transparente në prezencë të mediave.
Në garë për Prishtinën janë dy kandidatët Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi ndërsa diferenca e votave është 237 vota në favor të Shpend Ahmetit.
Burim Ahmetaj koordinator në QNR është shprehur se pas Prishtinës nis numërimi i votave me kusht për komunën e Prizrenit dhe komuna tjera.
Ai tha se në Prishtinë janë rreth 1700 vota me kusht./Indeksonline/