75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / Z S

Përfundon sot afati për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për ata shtesë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot përfundon periudha për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për të vëzhguar raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet, më 9 nëntor 2025.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se ky afat është vetëm edhe sot deri në orën 16:00.

“Njoftohen subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në randin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si edhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, që tashmë janë akredituar se platforma elektronike është e qasshme për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj”.

“Afati për konfirmim dhe shtimin e vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00. KQZ-ja njofton se ID aktuale, të lëshuara nga KQZ-ja dhe që janë përdorur për procesin zgjedhor të datës 12 tetor 2025, nuk do të jenë valide për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Indeksonline/