75 Mall Live Search
08:56 / E Diele, 06 Prill 2025 / Gj. Sh

Sot përfundon sezoni i rregullt i basketbollit kosovar, dy ndeshje interesante

 Sot mbyllet sezoni i rregullt i Superligës së Basketbollit.

Në program për ditën e sotme janë dy ndeshje mjaft interesante jë javës së 28-të, shkruan IndeksOnline.

Kryendeshja e ditë zhvillohet në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren, ku Bashkimi do të jetë nikoqire e Pejës.

 Prizrenasit janë në vendin e parë me 19 fitore e tetë humbje, ndërsa verdhezinjtë kanë 14 fitore e 13 humbje.

Ndërsa nga ora 19:00 do të përballen Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina, dy finalestët e Ligës Unike, ku skuadra gjakovere arriti të fitoj titullin e kampionit.

Kuqezinjtë kanë 13 fitore e 14 humbje, kurse bardhekaltrit janë në pozitën e tretë me 16 fitore e 11 humbje./IndeksOnline/