15:06 / E Diele, 19 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sot pesë të vdekur nga koronavirusi, në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 118 raste të reja me Covid-19.

Poashtu kanë vdekur edhe pesë të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 135, shkruan Indeksonline.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.