Sot prej orës 15:00 preferohet të mbylleni në shtëpi ju që jeni të “uritur” për futboll

Nëse jeni merakli i futbollit, atëherë sot është dita juaj.
Dy super ndeshje do të jenë në program sot, transmeton Indeksonline.
Në ora 15:00, do të luhet ndeshja Itali-Belgjikë, e vlefshme për vendin e tretë të Ligës së Kombëve.
Italia në gjysmëfinale u mposhtë nga Spanja 1:2, kurse Belgjika humbi nga Franca 2:3.
Kurse në ora 20:45 luhet finalja mes Spanjës dhe Francës. Fituesi shpallet kampion i ri i Ligës së Kombëve./Indeksonline/