Sot pritej zyrtarizimi i tij te Chelsea, skuadra angleze njofton lajmin e papritur

Chelsea pritej të zyrtarizonte sot transferin e ri. Ylli i Crystal Palace, Michael Olise do të bëhet blerja e radhës për Pochettinon.
Por, rrjedhat kanë marrë kahje krejt tjetër.
Shefi i skuadrës angleze, Steve Parish ka njoftuar se Olise sot ka nënshkruar kontratë të re me klubin.
“Olise ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me Crystal Palace” ka thënë Parish./Indeksonline/
