Sot pritet humbja e Liverpoolit, pas disa muajsh “shkelje” të rivalëve
Nuk ka dyshim që Liverpooli është skuadra më e frikshme aktualisht në futbollin evropian. Por, ecuria e skuadrës së madhe angleze pritet të përfundojë me sot.
Kjo pasi që në ndeshjen e kupës ndaj Aston Villës, Liverpooli ka vendosur që të paraqitet me skuadrën e akademisë.
Jurgen Kloppi e ka autorizuar trajnerin e akademisë, Neil Critchley, që ta udhëheqë Liverpoolin për këtë sfidë, shkruan Indeksonline.

Kloppi i ka marrë të gjithë yjet e skuadrës duke lënë fatin e Liverpoolit në talentet e akademisë.
1.25 është kuota e Aston Villës për të fituar këtë ndeshje, ndërkaq fitorja eventuale e Liverpoolit është kuotuar me 9.0.
Pedro Chirivella, do të jetë kapiten i Liverpoolit për këtë ndeshje.
Ndeshja fillon nga ora 20:45./Indeksonline/