08:14 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sot pritet kënga e re e Unikkatil në bashkëpunim me Mozzik

Reperi i njohur Unikkatil është një figurë mjaft interesante në industrinë e hip-hopit shqiptar, një reper që edhe pse tejet i dashur për fansat e tij, ka bërë shumë pak paraqitje publike por këngët e tij mbesin ende mjaft të dashura për publikun, shkruan Indeksonline.

Kohëve të fundit Unikkatil ka qenë mjaft pasiv në lansimin e këngëve të reja, por ai së fundmi ka bërë një paralajmërim ku tregon se sot në orën 18:00 do të lansohet kënga e re në bashkëpunim me reperin Mozzik.

“Nesër ora 18:00 mysafir tek Mozzik” : ka shkruar mbrëmë Unikkatil në paralajmërimin për këngën e re. /Indeksonline/