75 Mall Live Search
11:30 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Sot pritet spektakël në palestrën e re të Rahovecit

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec sot vazhdon turneu final i Kupës së Kosovës në basketboll, ku do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale.

Fituesi i edicionit të kaluar, Z Mobile Prishtina takohet me Golden Eagle Yllin, ndeshje kjo që fillon në orën 16:30 dhe pritet të jetë me rivalitet të madh, ashtu siç ishte edhe në fundjavën e kaluar në kuadër të Superligës.

Atmosferë edhe më e zjarrtë është e sigurt se do të jetë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, në të cilën skuadra mikpritëse, Rahoveci takohet me Ponte Prizrenin, e cila sivjet ishte befasia më e mirë e basketbollit kosovar. Kjo ndeshje fillon në orën 19:00, ndërsa prej orës 14:00 takohen Feronikeli e Penza në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Parë.

Orari i ndeshjeve të sotme:
14:00 Feronikeli – Penza
16:30 Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina
19:00 Rahoveci – Ponte Prizreni