75 Mall Live Search
08:44 / E Diele, 17 Janar 2021 / OSH

Sot pritet ta bëj publike listën e kandidatëve për deputetë Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate është e vetmja parti që ende nuk e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj thotë se duhet të presim edhe të paktën 24 orë për të parë listën zgjedhore të kësaj partie, transmeton Indeksonline.

Limaj tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ por ende s’e kanë vendosur për renditje.

Gjatë ditës së sotshme pritet që Nisma të bëj publike listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit./Indeksonline/