75 Mall Live Search
08:44 / E Hënë, 26 Gusht 2024 / L K

Sot promovohet projekti për subvencionimin e izolimit të shtëpive dhe pajisjeve efiçente të ngrohjes

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) do të shpallë sot thirrjen e dytë publike për projektin: “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Promovimi i projektit do të bëhet në orën 14:30.

Ky projekt synon të ofrojë subvencione direkte për familjet që dëshirojnë të investojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre.