75 Mall Live Search
08:30 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / Z S

Sot protestohet para Komunës së Gjilanit për gruan që u përdor për trafikim

Ditën e sotme para Komunës së Gjilanit do të organizohet një protestë.

Kjo protestë e thirrur nga kolektivi feminist do të mbahet lidhur me rastin e një gruaje e cila raportohet se është përdorur për trafikim.

Lidhur me këtë rast një person është arrestuar pak ditë më parë.

Theksojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan kishte marrë vendim që të bëhet hetim për rastin e A.S., nga Gjilani, fotografitë e së cilës janë shpërndarë dje në rrjete sociale.

Protesta do të mbahet nga ora 13:00./Indeksonline/