Sot publikohet kënga e re e Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri sot do të publikojë projektin e saj më të ri.
“Inshallah” quhet kënga që për audiencën do të vijë me videoklip, shkruan IndeksOnline.
Ndonëse i ka ndërprerë përkohësisht koncertet, për shkak të shtatzënisë, Dafina nuk është ndarë ende nga studioja e muzikës.
Vetëm javë më parë, ajo solli super hitin “Energy”, që po korr sukses edhe ndërkombëtarisht.
Kënga “Inshallah” do të publikohet në të gjitha platformat në orën 18:00./IndeksOnline/