12:23 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Publikohet sot kënga e shumëpritur e Dafina Zeqirit “Merri krejt”

Pas projektit të suksesshëm “Vuj, vuj, vuj”, Dafina Zeqiri nisi punën për projektin ri, të cilin tashmë e ka finalizuar.

Kënga e re “Merri krejt” publikohet sot në orën 18:00, ka bërë të ditur vetë artistja në një postim në Instagram.

Paralajmërimin për publikimi e këngës, Dafina e ka bërë përmes disa fotografive të shkëputura nga skenat e videoklipit.

Kujtojmë se në videoklip, këngëtarja si çdo herë është munduar të sillte risi në paraqitje. Se çfarë ka përgatitur ajo mbetet të shihet./Indeksonline/