Sot publikohet kënga më e re nga Alban Skënderaj
Kantautori i njohur nga Shqipëria, Alban Skënderaj sot do të publikojë projektin e tij më të ri.
Këngëtari këtë e ka treguar në një postim të bërë në faqen zyrtare në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.

Kënga e re mban titullin “Faleminderit” dhe pritet të lansohet në ora 16:00 ka bërë të ditur këngëtari.

Nuk ka shumë kohë që Albani ka sjellur këngën ‘Jetë’ e cila u publikua në muajin shkurt.
Ndërkaq, përveç muzikës Albani është edhe një njeri i përkushtuar edhe si bashkëshort dhe baba./Indeksonline/