07:23 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Sot publikohet Raporti i Progresit për Kosovën

Sot Komisioni Evropian do të publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e Kosovës.

Takimi i Parlamentit Evropian do të filloj në ora 15:00.

Kurse në orën 17:15 pritet të ketë konferencë për media nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Më pas Raporti për Kosovën, apo siç e njohim ndryshe Raporti i Progresit, do t’i dorëzohet kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Të dy do të mbajnë më pas një konferencë të përbashkët për media.