Qeveria “Haradinaj” mban mbledhje, 11 pika në rend dite

Ndonëse kanë kaluar tre muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, Qeveria në dorëheqje e Ramush Haradinajt vazhdon të jetë në detyrë.
Sot në orën 13:00 kjo qeveri do ta mbajë mbledhjen e 117-të me radhë.
Në rend dite janë 11 pika, të cilat do të shqyrtohen.
Ndër pikat që pritet të shqyrtohen në kabinetin qeveritar është edhe programi për reforma në ekonomi për vitin 2020 në kuadër të Ministrisë së Financave.