75 Mall Live Search
07:31 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / AR

Sot rihapet terminali doganor në Trepçë

Sot do të rihapet terminali doganor në Mitrovicë te kompleksi i Trepçës.

Në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Agron Llugaliu, si dhe menaxhmenti i Trepçës.

Ceremonia do të mbahet në ora 09:00.