07:41 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Sot seancë e re e Kuvendit dhe vazhdim i atyre të papërfunduara

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca. Me fillim nga ora 10:00 do të vazhdojë punimet për seancat e papërfunduara, kurse në ora 14:00 do të nis seancë e re plenare.

Pikat e papërfunduara janë nga seancat e mbajtura më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor.

Kurse seanca e re plenare në rend dite ka gjithsej 18 pika, ndër të cilat figuron edhe Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.

Temat: