Sot shënohet ‘Dita e Tokës’, por mbeturinat në Gjilan nuk lënë as hapësirë për ecje në trotuare!
Sot ndërkombëtarisht shënohet ‘Dita e Tokës’. E pikërisht në këtë ditë më shumë se kurrë përsëritet nevoja se si të mbrohet mjedisi.
Por në komunën e Gjilanit si edhe në shumë vende të tjera të Kosovës, mbeturinat thuajse nuk të lënë hapësirë as për të ecur në trotuare.

Pikërisht në lagjen ‘Gavran’, në një nga më të frekuentuarat në qytetin e Gjilanit mbeturinat mëngjesin e sotëm ishin në numër të shumtë, transmeton Indeksonline.
Qytetarët shpesh herë shprehen të indinjuar me mënyrën se si mbeturinat hidhen vend e pavend, por që jemi pikërisht ne ata të cilët rrallë herë kujdesemi që ato të jenë në vendin që u takon./Indeksonline/