14:13 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot shfaqet komedia: “Vrapo pas gruas tënde”, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit

Sot, e enjte, me fillim nga ora 20:00 vjen komedia fantastike “Vrapo pas gruas tënde” nga Ray Cooney, regjia: Ekrem Sopi.

Një taksist londinez menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcënon të nxjerrë në pah flluskat e së vërtetës.

“Vrapo pas gruas tënde” është një super komedi e një nate vjeshte bashkë me dhjetëra situata sa qesharake aq edhe të komplikuara.

Shfaqja rikthehet nesër, e enjte, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, në kuadër të kalendarit të nëntorit.

Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi.