75 Mall Live Search
17:17 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / Gj. Sh

Sot shorti i Champions League, ky kanal televiziv kosovar e transmeton LIVE

SPORTI

Ky televizion kosovar transmeton drejtpërdrejtë shortin e UEFA Champions League

17 minuta më parë

Shorti i grupeve të UEFA Champions League do të mbahet sot.

32 klubet e kualifikuara do të mësojnë sot kundërshtarët e tyre në 8 grupe të caktuara nga UEFA si zakonisht në garën më të madhe evropiane për klube.

Shorti i Champions League transmetohet drejpërdrejtë në kanalin “Sport 1” në platformën “Art Motion“.

Kujtojmë që sot ndër të tjerash do të zbulohen emrat e lojtarit, trajnerit dhe formacionit më të mirë të UEFA’s.

SI FUNKSIONON: Në short përfshihen 36 skuadra, të ndara në 4 vazo. Në vazon e parë janë fituesit në fuqi të Champions dhe Europa League dhe 6 ekipet kampione të 6 kampionateve të renditura më lart. Vazot 2, 3 dhe 4 përcaktohen në bazë të koeficienteve të klubeve.

Në fazën e grupeve nuk lejohet që të jenë dy ekipe nga i njëjti kampionat. Sikurse dihet, dy ekipet e para në grupe kualifikohen në raundin e 16-ve, kurse vendet e treta në fazën eliminatore të Europa League, ku do të përballen me vendet e dyta të grupeve të Europa League.

VAZO 1: Real Madrid, Eintracht Frankfurt, Manchester City, AC Milan, Bayern Munchen, Paris Saint-Germain, Porto, Ajax

VAZO 2: Liverpool, Chelsea, Barcelona, Juventus, Atletico de Madrid, Sevilla, RB Leipzig, Tottenham

VAZO 3: Borussia Dortmund, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Inter, Napoli, Benfica, Sporting CP, Bayer L

VAZO 4: Marseille, Club Brugge, Celtic, Maccabi Haifa, Viktoria Plzen, Rangers, Copenhagen, Dinamo Zagreb

KUR LUHEN NDESHJET: Ndeshjet e para: 6/7 shtator, ndeshjet e dyta: 13/14 shtator, ndeshjet e treta 4/5 tetor, ndeshjet e katërta 11/12 tetor, ndeshjet e pesta 25/26 tetor, ndeshjet e gjashta 1/2 nëntor.