75 Mall Live Search
08:17 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / G T

Sot shorti i kompeticioneve të UEFA-s, vëmendja në Ligën e Kampionëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA sot hedh shortin në tri kompeticionet e saj.

Vëmendja më e madhe është në shortin e Ligës së Kampionëve, ku secili short do na sjell ndeshje tejet interesante, shkruan Indeksonline

Barcelona, Liverpooli, Real Madridi, Bayern Munchen e shumë skuadra tjera do i mësojnë kundërshtarët për ndeshjet e 1/8 së finales në Champions League.

Shorti i Ligës së Kampionëve nis nga ora 12:00 dhe më pas vazhdon shorti i Europa League dhe Conference League./Indeksonline/